Flash News

KRYESORE

Rikthehet ‘Opinion’, kush është i ftuari i parë i Blendi Fevziut

Rikthehet ‘Opinion’, kush është i ftuari i parë i

Tashmë, sezoni i ri ka nisur zyrtarisht me mbarimin pushimeve të verës. Shumë emisione televizive kanë startuar, të tjerat po mbyllin përgatitjet e fundit.

Nesër mbrëma pritet të nisë një nga emisionet më të ndjekura politike në tv Klan, ‘Opinion’ i gazetarit Blendi Fevziu.

Përmes një spoti të publikuar edhe në rrjetet sociale, gazetari njofton shikuesit se këtë të enjte mbrëma emisioni do të startojë me të ftuar të parë, presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Ai pritet të pyetet gjerësisht për një nga debatet më të ‘nxehta’ të verës, korrigjimi i kufijve, për të cilin ai është pro dhe më 7 shtator pritet të zhvillojë edhe një takim me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiç.

Ky debat ka përfshirë edhe politikanë e analistë përtej Rajonit, ku shumë prej tyre kanë mbajtur qëndrim të kundërt, pasi e shikojnë si një rrisk që do sillte dëmtimin e stabilitetit në Rajon.

;

Të fundit