Flash News

KRYESORE

Rikthehet “polici” i Portokallisë, Top Channel pranon kushtet e tij

Lajmi se u largua Florian Binaj, “polici” i “Portokallise” ka trishtuar të gjithë ata qe ndjekin Top Channel dhe veçanërisht “Portokallinë|. Por eshte lajm i mire rikthimi i tij. Florian Binaj është padyshim aktori më i dashur i "Portokallisë", simpati të cilën e ka fituar me shumë role interesante për të cilat ai është edhe autori.  Pas lajmit që ai do të largohej nga “Portokallia” shikuesit e programit të humorit u tronditën pasi rolet e tij janë padyshim ndër më të pëlqyerat.

Por si duket, Flori nuk do të largohet!

Top Channel, i frikësuar, me sa duket, nga humbja e audiencës dhe dështimi i programit, pasi Binaj nuk është i  vetmi i larguar, është tërhequr dhe së bashku me aktorin kanë rënë në ujdi mes tyre, duke pranuar kushtet që Binaj kishte kërkuar, para largimit. Shkak për sherrin mes tyre mësohet se kanë qënë të drejtat e autorit mbi rolet e tij në spektakël, duke qënë se ai është vetë autori.

Në këtë mënyrë Binaj merr të drejtat edhe mbi pjesët e tij në Youtube duke fituarkështu edhe më shumë të ardhura.

Top Channel është dorëzuar dhe ka pranuar çdo kusht, dhe falë kësaj Florian Binajdo të jetë sërish në "Portokalli", spektakël i cili do të nisë më 1 tetor.  

Të fundit