Rikthehet “Shiko kush luan”, promoja tregon të rejat e emisionit në këtë sezon

Nga data 28 shtator çdo të shtune në orën 21:00 do të rikthehet në ekranin e Top Channel emisioni “Shiko kush luan”. Promoja e emisionit është publikuar dhe vihet re se këtë sezon skuadrës i është bashkuar aktori i humorit Reazart Veleshnja.

Ndërkohë, Florojan Binaj vazhdon të jetë pjesë e emisionit dhe bashkë me Rezartin do të jenë kapitenët e skuadrave.

Në reklamën e “Shiko kush luan”, Luana shkruan krahas videos që ka postuar në Instagram:

 “Bletat punëtore e bënë gati skenën. ‘Shiko kush luan’ rikthehet më datë 28 shtator në ‘Top Channel’ me 2 super kapitenët Florjan Binaj dhe blerja e re Rezart Veleshnja. Di t’ju them që nuk duhet ta humbisni për asnjë arsye! Edhe pse e di që mezi po prisni dhe ju njësoj si unë. ‘Shiko kush luan’ çdo të shtunë 21:00”.