Flash News

KRYESORE

Rikthehet spektakli “Dance with Me”, çifti i parë i konkurrues

Me fillimin e sezonit të ri televiziv në shtator, do të rinisin edhe një sërë programesh mjaft të dashura për publikun, ku një ndër to është edhe “Dance with Me Albania”.

Show i drejtuar nga moderatorja Alketa Vejsiu, tashmë do të zhvillojë edicionin e 5-të me radhë.

Sipas “Blitz.al”, konkurrentët e parë do të jenë aktorët Eni Jani dhe Genc Fuga, të cilët ashtu si në jetën reale do të jenë çift edhe në spektakël.

“Dance With Me Albania 5” do të nisë rrugëtimin në shtator të këtij viti dhe do të përfundojë pas një periudhe 3 mujore, në dhjetor.

Ndërkohë pritet të zbulohen edhe konkurrentët e tjerë.

Të fundit