Rikthehet Superliga, nis me ndeshjen Vllaznia-Flamurtari

Superiorja do të rikthehet pas një periudhe pauze. 5 sfidat e javës së 18-të të kampionatit shqiptar kanë mësuar dhe datat e oraret kur do të luhen. Tre sfida, do të luhen me datë 21 janar, ditën e martë.

Sfida e parë do të jetë ajo mes Vllaznisë dhe Flamurtarit, e cila starton në orën 14:00 dhe luhet në “Loro Boriçi”. Dita e martë vazhdon dhe me dy sfida në orën 17:00. Skënderbeu pret Partizanin në Korçë, ndërsa Teuta pret në Durrës kurbinasit e Laçit, në një sfidë shumë delikate për të dyja skuadrat.

Më pas, Superiorja vazhdon me dy sfida ditën e mërkurë. Fillimisht, Kukësi luan në transfertë përballë Luftëtarit në orën 14:00, ndërsa Tirana-Bylis, që luhet në orën 17:00, mbyll javën e 18-të të Kategorisë Superiore.

Vllaznia – Flamurtari 21 janar (14:00)
Skënderbeu – Partizani 21 janar (17:00)
Teuta – Laçi 21 janar (17:00)
Luftëtari – Kukësi 22 janar (14:00)
Tirana – Bylis  22 janar (17:00)