Flash News

KRYESORE

Rikthehet taksa në Rrugën e Kombit, reagon Vasili: Refuzojini sërish!

Rikthehet taksa në Rrugën e Kombit, reagon Vasili: Refuzojini

Pas lajmit se taksa në Rrugën e Kombit do të rikthehet sërish, vjen reagimi i kreut të Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili.

Përmes një statusi në facebook, Vasili u bën thirrje qytetarëve që të reagojnë dhe ta refuzojnë sërish siç ndodhi në mars të këtij viti, ku revolta e qytetarëve u shoqëruar edhe me protesta të dhunshme me policinë.

Statusi i plotë:

Prap do vene takse ne rrugen e Kombit keta? REFUZOJENI TAKSEN E RRUGES SE KOMBIT !!!

Kryeministri u vetedeklarua fajtor per revolten shume te drejte,qe ndodhi,kur ai vuri taksen ne rrugen e Kombit. Dhjetra kukesiane u arrestuan dhe disa jane akoma ne burg.

Kryeministri peng i interesave dhe perfitimeve te erreta perseri po pergatit taksen,qe do te vere serish ne rrugen e Kombit.

Paguajne shqiptaret cmimin me te larte te karburantit ne gjithe Ballkanin dhe Europen bashke sepse brenda tij jane qindra milion euro per mirembajtjen e rrugeve.

Keto qindra milion euro, qe u merr kryeministri ne çdo liter karburant,nuk i perdor per rruget,por i grabit per te mbjelle palma te thara buze rruge, per zyra,tualete zyrash,ekspozita pikturash idiote,

sokake qytetesh, qe i shtron dhe i shqep dhjetra here,per koncesione etj etj.Menuja e grabitjes dhe e shperdorimit eshte pa fund.

Ti jape fund ketij maskaralleku kryeministri me parate e mirembajtjes se rrugeve dhe tjua ktheje ato perseri rrugeve.

Deri atehere ka vetem nje qendrim: REFUZOJENI TAKSEN E RRUGES SE KOMBIT.

Të fundit