Flash News

KRYESORE

Rikthehet Vangjush Dako, krah Ramës duke bërë moral për votën e lirë

Rikthehet Vangjush Dako, krah Ramës duke bërë moral për

Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako është shfaqur për herë të parë në publik, që pas publikimit të përgjimeve të gazetës Bild. Dako mbajti një fjalim 15 minutash në takimin elektoral ku është i ftuar edhe kryeministri Edi Rama, ku foli edhe për votën e lirë.

“Ju jeni dëshmitar qe çdo qytetar i Durresit ka votuar Partinë Socialiste nga viti ne vit. Kjo nuk ka ardhur rastësish, por ka ardhur nga mirësjellja jonë; ka ardhur nga mos-ndarja që i kemi bërë qytetarëve, nga veriu dhe jugu; të pasurit dhe të varfrit dhe ka ardhur mbi te gjitha nga puna jonë.

Ata nuk e pranojnë dot se qyteti i Durresit, qark i Partisë Demokratike deri ne 2009 është kthyer ne bastion të PS.

Ata nuk përtypin se ne kemi 6 deputete më shumë. Duan të hedhin balte mbi ne, se nuk e pranojnë tradhtinë qe i kanë bërë demokratet atyre”, deklaroi Dako.

Dako shfaqej në disa përgjime, ku komunikonte me Astrit Avdylajn, anëtarin e bandës së Shijakut për blerjen e votave në Zgjedhjet e Përgjithshme të 2017-ës.

Të fundit