Flash News

KRYESORE

Rikthim në 'Portokalli' pas 10 vjetësh? Çfarë thotë Elvis Pupa

Rikthim në 'Portokalli' pas 10 vjetësh? Çfarë

Aktori i njohur Elvis Pupa u përfol së fundmi se mund të rikthehet sërish në spektaklin e humorit 'Portokalli', thuajse 10 vjet pasi është larguar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Pupa e mohon këtë fakt dhe shkruan se aktualisht ndodhet në SHBA dhe nëse u rikthehet projekteve të aktrimit, do ta bëjë vetëm me projektet e tij.

“Po më urojnë shumë miq në lidhje me një lajm që po qarkullon në internet se do të rikthehem në Portokalli. Faleminderit për dashamirësinë por unë ndodhem në U.S.A dhe nuk planifikoj të merrem me asnjë projekt artistik për momentin. I uroj çdo show-u suksese dhe ju bej me dije se ne të ardhmen, do me shihni vetëm në projektet e mia PERSONALE!”, shkruan aktori.

Të fundit