Flash News

KRYESORE

Rikthimi i Berishës në PD, Neritan Ceka: I rrezikshëm! Ku ndryshojnë dy liderët

Rikthimi i Berishës në PD, Neritan Ceka: I rrezikshëm! Ku

Ish-politikani Neritan Ceka, i ftuar  në studion e emisionit “Kjo Javë” në News 24, u pyet se çfarë mendon për një rikthim të mundshëm të Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike.

Sipas tij, rikthimi i Berishës nuk mund të ndodhë. Ai përmendi rastin e Berluskonit, rikthimi i të cilit nuk u prit mirë nga italianët.

“Është a-historike, kjo nuk ndodh. Unë e kam përshëndetur dorëheqjen e Berishës si një akt qytetar. Rikthimi i tij mund të jetë i rrezikshëm. Ky është një lloj modeli 'Berluskoni', dhe sa herë rikthehet lideri nuk fiton më. Kjo gjëja mund të ndodhë dhe me Shqipërinë. Zgjidhja është një parti që të bëjë modelin e “5 Yjeve””, tha ndër të tjera Ceka.

I pyetur më tej për liderin Basha dhe diferencën me Berishën, ai shtoi, “Nuk është çështja se është më pak karizmatik Basha. Por, Berisha ka qenë më i hapur. Fitoren e mori duke mbledhur njerëzi t dhe jo duke i larguar”.

 

Të fundit