Flash News

KRYESORE

Rikthimi i Çikalleshit dhe Xhakës në Kombëtare? Flet trajneri Panucci 

Rikthimi i Çikalleshit dhe Xhakës në Kombëtare? Flet

Në një konferencë për median, trajneri i kombëtares shqiptare, Christian Panucci ka folur për skuadrën por dhe për lojtarët, në prag të sfidës ndaj Italisë dhe Spanjë.

Përsa i përket rikthimit të Xhakës dhe Cikalleshit në kombëtare, Panucci u shpreh, “Për Cikalleshin dhe Xhakën nuk e kam thënë asnjëherë që nuk do të rikthehen në kombëtare. Xhaka ka kërkuar ndjesë disa herë. Ka kuptuar se çfarë ka ndodhur dhe tashmë do të rikthehet në grup. Cikalleshi nuk respektoi oraret, qëndroi në shpi dhe ai tashmë është pjesë e grupit. Ata janë dy futbollistë shumë të mirë, dhe kërkoj që të na japin një dorë më shumë në ecurin tonë".

Ndërsa përsa i përket sfidave të ardhshme me Spanjën dhe Italinë tha me bindje se këto dy ndeshje do të ndikojnë në imazhin e Shqipërisë.

“Janë dy ekipe kombëtare shumë më të forta se ne, por futbolli na mëson se mund të bëjmë gjëra të rëndësishme edhe kur ke kundërshtarë të fortë. Këto janë ndeshje kur interesi dhe përqendrimi është shumë i madh. Duhet të bëjmë dy ndeshje plotë krenari dhe dëshirë", u shpreh trajneri, ndërsa për lojtarët tha se po i vëzhgon të gjithë.

Të fundit