Flash News

KRYESORE

Rikthimi i Era Istrefit me Fatonin, reagon menaxheri

Rikthimi i Era Istrefit me Fatonin, reagon menaxheri

Pas aludimeve për një rikthim të mundshëm të këngëtares Era Istrefi me Faton Shoshin, kjo gjë u përforcuar nga disa foto të tyre në një nga lokalet e Prishtinës.

I ftuar në emisionin “NIN” me Alaudin Hamitin, Fatoni i pyetur për këtë çështje, ka  thënë se ata kanë ngelur miq të mirë dhe se takohen sa herë që kanë mundësi, duke hedhur poshtë zërat për rikthimin e tyre.

‘Unë e kam cek edhe në Prive që na jena mbet miq. Më herët nuk jemi taku se unë kam qenë në Amerikë kurse ajo në Londër edhe kemi qenë tu nga mas punëve tona. Ajo është ardh dhe na jemi miq, nuk do të thotë që tash kur s’punojmë bashkë mos me nejt ose mos me u taku. Për këtë arsye jemi nda, në mënyrë që të mbes një miqësi e të mos ketë urrejtje me njëri-tjetrin” është shprehur ai.

Faton Shoshi është i njohur si menaxher i shumë këngëtarëve të suksesshëm.

Të fundit