Rikthimi i ashpër i Arta Dades: Rama ka koncepte të deformuara për demokracinë; e majta duhet të ribëhet

Një rikthim i ashpër mund të konsiderohet intervista e Arta Dades në emisionin ‘A Krasta’, ku nuk kurseu në asnjë moment kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama. Ish-deputetja e Partisë Socialiste theksoi se kryeministri Rama “ka koncepte të deformuara për demokracinë.”

Për Arta Daden, e majta në Shqipëri duhet të ribëhet sepse strukturat e Partisë Socialiste janë tani thjeshtë fasadë e kryetarit për të marrë vendime.

“Kryesia është thjeshtë fasadë. Është fasada e kryeministrit për të marrë vendime. Nuk ka qenë kështu me kryeministrat e tjerë. Nuk jam pjesë e “Rilindjes” dhe tashmë as e strukturave të PS, edhe pse jam pjesë themeluese e kësaj partie. Nëse Edi Rama do të dalë pa Partinë Socialiste nga mbrapa në zgjedhje, nuk mund të marrë vota. E majta duhet të ribëhet sepse nuk janë të përfaqësuar ata që e kanë formuar PS-në”, tha Dade.

Duke gjykuar si ish-ministre e Jashtme, Dade tha se Rama nuk kishte aspak njohuri për politikën e jashtme kur mori drejtimin e PS.

“Jo vetëm që nuk kishte njohur për politikanë e jashtme dhe madje e shpërfillte. Sesa serioz është me partnerët kjo duket edhe nga vizitat e niveleve të larta. Shqipërinë nuk e kanë vizituar liderë të shteteve të Europës dhe as kryeministri nuk ka zhvilluar vizita të tilla”, tha ajo.

Sa i përket tensionit Presidencë-Kryeministri, Arta Dade tha se kryeministri “hap vetëm probleme”.

Arta Dade shfaqet pas 1 vit e gjysmë mungesë: Gent Cakaj nuk duhet të jetë as kryenegociator i Shqipërisë me BE 

Spartak Ngjela thirrje socialistëve: Do dëmtoheni nëse nuk largoni Ramën nga posti i kryeministrit