Flash News

KRYESORE

Rikthimi i Ibras dhe ndeshja e parë, Pioli habit me deklaratën e tij

Rikthimi i Ibras dhe ndeshja e parë, Pioli habit me deklaratën e tij

Milani do të luajë ndaj Sampdorias nesër prej orës 15:00. Trajneri Stefano Pioli ka folur para ndeshjes dhe ka treguar se si e pret ekipi i tij sfidën ndaj kundërshtarit modest. Ibra është risia e madhe, ndërsa trajneri flet me bindje se skuadra e tij do ta kalojë me sukses ndeshjen.

“Tani është koha të ndryshojmë drejtimin! Na duhen pikë dhe në 21 ndeshjet që na kanë ngelur duhet të ndryshojmë situatën tonë. Duhet ta nisim në mënyrën më të mirë, duke fituar nesër.

“Humbja ndaj Atalantas është një plagë që do të na dhembë të gjithë sezonin. Ne duhet të mundohemi ta harrojmë dhe të bëjmë mirë në 21 ndeshjet që kanë ngelur.

“Unë jam personi i parë përgjegjës për atë ndeshje. Nuk bëmë asgjë nga ato që mund të bënim. Ekipi ka treguar që di të luajë, por tashmë ajo sfidë është mbyllur dhe na duhet të shohim përpara.”

Të fundit