Flash News

KRYESORE

Rikthimi i Metës në krye të LSI? Kryemadhi nuk është kundër

Rikthimi i Metës në krye të LSI? Kryemadhi nuk është

Monika Kryemadhi, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, iu bashkua protestës së 9 të opozitës, duke u shprehur se mbrëmja e sotme do t’i japë fund tranzicionit. “Rama do të jetë etapa e fundit e tranzicionit shqiptar”, u shpreh Kryemadhi.

E pyetur nga gazetarja e A2 CNN Elona Gjylmi nëse ajo do të ishte e gatshme t’ia lëshonte vendin e kreut të LSI bashkëshortit të saj nëse ai shkarkohet si president Kryemadhi u përgjigj: “Do të doja të vinte të kandidonte, të hynim në një garë të vërtetë dhe të shikonim se kush do të fitonte”.

Presidenti Meta la postin e kryetarit të LSI në 2017-ën, kur u zgjodh në postin e presidentit ndërkohë që nuk e ka mohuar ndonjëherë rikthimin në krye të partisë që themeloi vetë, pasi largimit nga PS-ja.

Të fundit