Flash News

KRYESORE

Rikthimi i Saimir Tahirit, ish-ministri bëhet pjesë e medias me portalin e ri

Saimir Tahiri po vijon të gjykohet për ndihmën që dyshohet se i ka dhënë grupit të Habiljave në trafikun e kanabisit drejt Italisë, por kjo nuk po e pengon ish-ministrin e Brendshëm që të rikthehet në median shqiptare.

Tahiri ka hapur së fundmi një portal të quajtur ‘Zëri i Popullit’, të cilin e ka regjistruar edhe në QKR me emrin e tij. Portali është themeluar më 13 shtator të këtij viti dhe vlera e kapitalit rezulton të jetë 100.000,00 lekë.

Ndërkohë, në këtë portal nuk është publikuar NPIT-i dhe as emrat e drejtorit dhe kryeredaktorit.

Nga të dhënat në QKR rezulton se Tahiri është administratori dhe ortaku i vetëm te ‘Zëri i Popullit.

Dorëheqja e Xhafajt; Saimir Tahiri anulon konferencën e shtypit

Të fundit