Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Rikthimi i vizave, Ambasada holandeze në Shqipëri: Parlamenti vendos nesër
Parlamenti i Holandës, me kërkesë të tre grupeve parlamentare, konkretisht të Partisë Kristian Demokrate, Partisë Socialiste, dhe Partia e Lirisë ka diskutuar propozimin e këtyre grupeve për rivendosjen e vizave për shtetasit shqiptarë, për shkak të kriminalitetit agresiv dhe në rritje si dhe emigracionit ilegal.
E pyetur nga Politiko.al, Ambasada e Holandës në Shqipëri është shprehur se qeveria holandeze është treguar e qartë në qëndrimin e saj lidhur me çështjen.
“Qeveria e Holandës e ka shprehur qartë qëndrimin e saj në përgjigjet e dhëna ndaj deputetëve, gjatë diskutimit. Ne presim votimin e së martës në Parlament”, shkruan Ambasada holandeze në Tiranë, për Politiko.al.
“Numri i incidenteve të regjistruara që përfshijnë njerëz me shtetësi shqiptare është e ulët në numra absolutë dhe relativë. Në vitin 2016, u regjistruan nga policia 710 shqiptarë të dyshuar për krime, ndërkohë që ky numër ra në 499 në vitin 2017. Kjo nuk tregon se ka një rritje të kriminalitetit nga shqiptarët në Holandë.
Numri i kriminelëve shqiptarë në krimin e organizuar të drogës është shqetësues dhe ka vëmendjen e plotë të qeverisë në politikën e brendshme dhe të jashtme. Duke pasur parasysh zhvillimet e mësipërme, unë nuk mendoj se ekziston rrezik në rritje, në kuptimin e përgjithshëm. Megjithatë, duke pasur parasysh zhvillimet që kanë të bëjnë me kriminelët shqiptarë në krimin e organizuar të drogës, është e rëndësishme t'i kushtohet vëmendje e veçantë kësaj dhe të punohet drejt një qasjeje të fuqishme”, shprehet Sekretari i Shtetit për Drejtësi dhe Siguri Mark Harbers, në përgjigje të pyetjeve nga Jasper van Dijk (PS).
Lidhur me kërkesat e shqiptarëve për azil në Holandë, Sekretari i Shtetit për Drejtësi dhe Siguri publikon tabelën me shifra konkrete.
“Ka një rritje të konsiderueshme të numrit të kërkesave për azil nga shqiptarët në kohën e fluksit të lartë të azilit, të cilin Holanda e përjetoi në vitin 2015 dhe 2016. Është e qartë se gjatë viteve ka pasur një shkallë të ulët njohjeje të këtyre kërkesave. Qeveria është duke u përqëndruar në radhë të parë në bashkëpunimin midis Shqipërisë dhe Holandës në fushën e kthimit dhe dekurajimit të kërkesës për azil nga shqiptarët”, shprehet Harbers.