Flash News

KRYESORE

Rikthimi i vizave/Pampuri: "Lajthitja" e Ministrit të Jashtëm dhe fundi i një ëndrre të bukur...

Rikthimi i vizave/Pampuri: "Lajthitja" e Ministrit të

Debati i gjerë që po zhvillohet mbi mundësinë e rikthimit të vizave për shqiptarët nga Holanda, ka ngjallur reagime të shumta, djathtas e majtas. Ka reaguar sot edhe deputetja e zgjedhur e PD-së, Orjola Pampuri. Kjo e fundit i është përgjigjur ministri të Jashtëm me anë të një statusi në Facebook. Dje Bushati e quajti këtë lajm një sajesë të opozitës teksa shkroi:  “Gjinkallat e dëshpëruara të 25 Qershorit po i kalojnë ethet e gushtit me klithma për kthimin e vizave! Shërim të shpejtë”.  Pampuri shkruan se heqja e vizave do të ishte fundi i një ëndrre të bukur për shqiptarët, ndërsa shton se me klithma qeveria nuk mund të mbulojë situatën e hashashit, krimin apo varfërinë.

Ja postimi i Pampurit:

“Zhgenjimi final dhe ky do te ishte fundi......

Fundi i nje endrre te bukur, qe u be realitet para 6 vitesh per te gjithe shqiptaret. Rivendosja e vizave per shqiptaret do te ishte nje kthim i trishte prapa ne kohe, te cilin askush nuk do e deshironte. Nje sinjal i tille, vjen nga Holanda dhe nuk eshte aspak nje klithme. Me "klithma" kerkoni te mbuloni te gjitha bemat e ketyre viteve qe e cuan kete vend deri ketu, me klithma do te fshihni hashashin qe ka mbuluar gjithe vendin, numrin tejet te madh te azilkerkuesve, papunesine, krimin e varferine. Keto sigurisht nuk jane standartet me te cilat mund te udhetojme te lire ne vendet e BE, e per me shume do te ishte guxim i madh te enderronim te ishim pjese e BE.

"Te besosh eshte fuqia e dyte, e para eshte te duash...... (Viktor Hygo). Ju nuk e doni kete vend, se po ta donit, kishit te gjitha mundesite ta trajtonit ndryshe, po edhe per te besuar nuk eshte se ju besoni, pasi e kuptoni si eshte katandisur ky vend, edhe ju vete s'keni me c'i beni, por flisni me patetizma per t’u bere me te besueshem. Ajo qe e ben kete situate me qesharake eshte lajthitja e ministrit te jashtem, i cili dhe per kete fajeson opoziten......ky eshte paradoksi, pra mbrojtja me e mire eshte sulmi, sic kane bere prej 4 vitesh, lehtesimi i problemit, zhvendosja e pergjegjesise nga vetja. Por rivendosja e vizave iu ngarkon me nje pergjegjesi te madhe para ketij populli...."

Të fundit