Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
“Rikthimi” i ish-kryetarit, Fatos Nano provokon sërish në 7 shtator ...
Sa herë që flet ai, politika zien. Ish-kryeministri dhe ish-kreu i Partisë Socialiste, Fatos Nano do të keni mundësi ta shihni sërish pas disa ditëve. Nano do të jetë i ftuar në emisionin “Opinion”, në datë 7 shtator e ndërsa lajmin e ka bërë të ditur drejtuesi i emisionit, Blendi Favziu, i cili me anë të një fotoje të postuar në “Instagram” ndan me ndjekësit e tij faktin se ishkryeministri do të jetë në ekran në datën 7 shtator në një rrëfim të veçantë.
Fatos Nano ka vite larg politikës dhe jetës publike në Shqipëri, e ndërsa kjo intervistë duket si një rikthim dhe pritet shumë prej saj, qëndrimin që do mbajë ndaj qeverisë së re të Edi Ramës, mirenjohjet dhe mosmirenjohjet dhe cilat do jenë angazhimet e tij politike të radhës. Fatos Nano ka ende shumë mbështetës në PS dhe është treguar mjaft kritik, vitet e fundit, për pasardhësin e tij, Edi Rama.