Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Rikthimi në PD, Gazmend Oketa: Është momenti që e djathta shqiptare të bashkohet dhe të riorganizohet
Partia Demokratike këtë të hënë ka bërë publikë dhe emrat e 220 anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar. Në këtë listë bie në sy rikthimi i Gazmend Oketës, Aleksandër Biberajt, Dashamir Sulës apo dhe Selami Xhepës.
Në emisionin ‘Real Story’, Oketa u shpreh se rikthimi ne PD, nuk ka qene produkt i asnje marreveshje mes tij dhe kryetarit Basha.
“Rikthimi im ne PD, nuk ka qene asnje marreveshje mes meje dhe Bashes. Ka qene nje proces i nisur disa muaj me pare. Komunikim me miq dhe me Bashen për ketë lëvizje. Unë nuk jam kthyer për shkak të një emri të vetëm. Është momenti që e djathta shqiptare duhet të bashkohet dhe të riorganizohet. Nuk me pëlqen që Kryeministri i vendit tim, t'i drejtohet kreut të opozitës me epitete. Duhet të ruhet etika e komunikimit në lidhje me komunikimin midis tyre”.
Oketa foli edhe për FRD, e cila sipas tij ishte një lëvizje e domosdoshme për atë kohë. Ndërkohë që theksoi se kodi Zgjedhor penalizon çdo iniciative te re politike për te garuar si te barabarta.