Flash News

KRYESORE

Rikthimi i Ruçit dhe Xhafajt, protestë në burgun famëkeq të Spaçit

Rikthimi i Ruçit dhe Xhafajt, protestë në burgun famëkeq

Kanë protestuar sot në burgun e Spaçit disa parti konservatore dhe ish-të përndjekurit të cilët janë kundër rikthimit në poste të larta të ish-zyrtarëve të diktaturës komuniste.

Sipas tyre Gramoz Ruci është një figurë që ka patur lidhje me komunizmin prandaj e kundërshtojnë vendosjen e tij si kryetar Kuvendi.

Të rinj të FRPD-së iu bashkuan protestës. Ata lyen në mënyrë simbolike muret e burgut pasi sipas tyre “mendimi ndryshe tashmë edhe sot dot do të thotë burg.”

Kundërshti ka edhe për emërimin e Fatmir Xhafajt në postin e rëndësishëm të ministrit të Brendshëm.

Ndërkohë, PD ka lajmëruar se do i bashkohet protestës jashtë Kuvendit pas votimit për Gramoz Ruçin.

Të fundit