Flash News

OP-ED

Rilindja e analfabetizmit

Rilindja e analfabetizmit

Nga Myqerem Tafaj

Të dhënat e fundit për numrin e nxënësve dhe studentëve flasin për një zhvillim alarmant, jo vetëm thjesht demografik, por edhe në nivelin mesatar të shkollimit të popullsisë në vend.

INSTAT thotë që Shqipëria ka rreth 134 mijë më pak nxënës dhe studentë në vitin shkollor/akademik 2017/2018 në krahasim me 4 vite më parë, pra në vitin shkollor/akademik 2013/2014! Interesante është se ulja ka prekur të gjithë nivelet e arsimit: arsimi bazë, arsimin i mesëm dhe sidomos ai i lartë. Madje edhe në arsimin profesional ka ulje të madhe të numrit të nxënësve, edhe pse qeveria mburret çdo ditë se ka arritur suksese historike!

RILINDJA E EMIGRACIONIT - SHQIPËRIA SI VEND NË LUFTË

Shkaqet e këtij zhvillimi krejtësisht të padëshiruar, madje shumë i dëmshëm për të ardhmen e vendit, janë të shumta. Por kryesori është efekti i qartë i emigrimit masiv të shqiptarëve në 25 vitet e fundit, si dhe “rilindja” e emigracionit pas vitit 2013, aq sa Shqipëria, në vitet 2014-2016, renditej përpara disa vendeve që janë në luftë ose konflikte civile, vende në rajone të ashtuquajtura “rajone në krizë”. Qytetarët po ikin nga vendi. Tani po ikin më shumë të rinjtë e shkolluar, sidomos të diplomuarit në mjekësi, infermieri, fizioterapi, dhe profesione të tjera të shëndetësisë.

Zona të tëra, jo vetëm rurale, por edhe qytetet më të vogla të vendit, po mbeten pa mjekë të përgjithshëm, pa folur pastaj për mjekë të specializuar. Vetëm Gjermania ka nevojë që, për 10 vitet e ardhshme, të marrë nga jashtë çdo vit rreth 50-55 mijë të diplomuar ose 550 mijë në 10 vite, në mjekësi, infermieri dhe degë të tjera të shëndetësisë.

Vetë Kancelarja Merkel dhe ministrat e Shëndetësisë dhe të Punës & Çështjeve Sociale, kanë deklaruar që Ballkani dhe, sidomos Shqipëria dhe Kosova, janë vendet nga ku do të merren forcat e kualifikuara me arsim universitar. E njëjta gjë po ndodh edhe në teknologjinë e informacionit. Gjermania po miratoi këto ditë në Bundestag një ligj të veçantë, përmes të cilit rritet numri i vendeve të punës për profesionet e kujdesit infermieristik në qendrat spitalore dhe ato të kujdesit të moshës së tretë, si dhe rriten ndjeshëm pagat e tyre. Kjo ishte tema e dytë, pas asaj të emigrantëve, në fushatën e fundit të Merkelit. Gjermania dhe vende të tjera të zhvilluara po marrin të diplomuar "të gatshëm" nga vendet e Ballkanit, përfshirë edhe vendin tonë. Një i diplomuar i kushton vendit tonë një investim total për shkollimin, nga fillorja deri në Master, më shumë se 150 mijë Euro. Pra, çdo i diplomuar që largohet nga vendi merr me vete edhe të paktën 150 mijë Euro të investuara nga familja dhe shoqëria për shkollimin e tij.

Por ky është vetëm efekti financiar, ndërkohë që janë një sërë efektesh të tjera ekonomike, sociale dhe demografike afatgjatë. Paradoksi është që Shqipërisë po i ndodh largimi masiv i të rinjve dhe plakja e popullsisë, ndërkohë që në Gjermani kryelajmi ishte se Gjermania po rinohet dhe numri i kontribuesve në fondet e pensioneve po rritet për shkak të të rinjve të shkolluar që ka thithur sektori i ekonomisë private gjermane nga vendet e tjera! Ka plot shkaqe të tjera.

Mungesa e shpresës tek të rinjtë dhe pamundësia për t’u punësuar sipas meritës janë shkaqe të tjera të rëndësishme që detyrojnë të rinjtë të largohen nga vendi. Anketimet e bëra tregojnë që rreth 70% e të rinjve 15-24 vjeç, dëshirojnë të largohen nga vendi, nivel ky që haset vetëm në vendet që i përkasin rajoneve në krizë dhe në luftë. 12 %

MË PAK NXËNËS TË RREGJISTRUAR NË SHKOLLËN E MESME NË 4 VJET

Por këto të dhëna tregojnë gjithashtu edhe një tendencë të qartë të uljes së nivelit mesatar të shkollimit. Nxënës 15 vjeçarë, që mbarojnë arsimin bazë, nuk regjistrohen në arsimin e mesëm, sepse, ose emigrojnë jashtë, ose familjet e tyre janë shumë të varfër dhe u duhet që t’i dërgojnë ato në punë krahu dhe jo në shkollën e mesme. Statistikat tregojnë që rreth 80 % e nxënësve që mbarojnë arsimin bazë vijojnë arsimin e mesëm, ndërkohë për përpara 4 viteve kjo shifër ishte 90-92%.

Çfarë ka ndodhur? A ka bërë qeveria ndonjë analizë: sa janë nxënësit 15 vjeçarë që kanë emigruar dhe sa janë të tjerët që janë këtu, por që, për shkak të varfërisë, nuk vijojnë dot arsimin e mesëm.

EMIGRACION + VARFËRI = 44 MIJË STUDENTË MË PAK SE 4 VJET MË PARË

Dhe paradoksi më i madh ka ndodhur në arsimin e lartë. Ulja me 44 mijë e numrit të studentëve ka të bëjë jo vetëm me emigracionin, por edhe me varfërinë që ka mbërthyer afërsisht 1/3 e familjeve shqiptare, pra 1 në 3 familje shqiptare është e varfër.

Këto familje e kanë të pamundur të financojnë shkollimin universitar të fëmijëve të tyre, për shkak të tarifave të larta dhe kostos së lartë të jetesës në Tiranë dhe në disa qytete të tjera ku janë universitetet. Më kritike është situata në studimet e Masterit. Tarifat janë ndër më të lartat në Europë (p.sh. mbi 2 herë më të larta sesa në Gjermani dhe Austri; madje disa Lande të Gjermanisë kanë tarifë zero të studimeve universit

Të fundit