Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Zef Zefi
Vdekjet politike dhe lindjet po politike në çdo vend, janë dukuri normale, si dhe ato natyrale të qenieve. Në çdo vend intelektualët e dinë orientimin dhe drejtimin e vendit, dhe nuk kanë nevojë t'i mësojnë prej politikanëve. Projektet politike të partive verifikohen deri në hollësi me debate e polemika perpara se konsensusi popullor të thirret në votime. Në vitin 2013 ishin dy faktorë që e bënin të nevojshëm ndryshimin.
I pari rotacioni politik si dialektikë normale politike. I dyti "duart e pastra" dhe ajo transparencë që u deklamua në ardhje nga mazhoranca ikëse e 2013, nuk u verifikua reale. Sidomos në madatin e dytë. Por progresi krahasuar me qeverinë dhe qeveritë e mëparshme ishte i verifikueshëm dhe i prekshëm: infrastruktura rrugore, infrastruktura dixhitale dhe ajo gjeopolitike euro-atlantike, treguesit makroekonomikë, ishin të gatshme për qeverinë që do të thërriste populli për të qeverisur më 2013.
Për këtë verdikti i votimit e çoi në opozitë më shumë se gjysmën e koalicionit qeverisës dmth vetëm PD. Pjesën tjetër që u aleancua me PS, e rivotoi për në Qeveri. Populli nuk gjykohet. Partia Demokratike, lidershipi, mori përgjegjësitë. Ai u dorëhoq parevokueshëm nga kreu i PD, ndërsa për militancën e partisë të vetmin justifikim që shprehu lideri në ikje ishte: "...kundershtari im fitoi, sepse bëri premtime të cilat unë nuk mund t'i bëja...". Pjesërisht e vërtetë, por për militancën vlen.
Partia Demokratike në opozitë, me problemet e saj endemike, filloi procesin fiziologjik e politik, qoftë për faktin e dorëheqjes së papritur të liderit historik, qoftë për riorganizimin e opozitarizmit, si nevojë e domosdoshme jetike për vendin. Mazhoranca e ftuar nga populli për të qeverisur vendin, jo për të kënduar oratori e metafora, gaboi që në fillesë:
1-Energjitë politike, në vend t'i shfrytëzonte për progresimin e arritjeve, i ktheu në patetikë nihilizuese ndaj kundërshtarit me moton e vitit 1938...
Pra, ndriçimin e vet e shihte vetëm në errësimin e kundërshtarit, përndryshe nuk dukej. Mjaftueshëm e njohur kjo strategji për të mos qenë e re, gjithashtu mjaftueshëm për të hetuar se ky formacion politik nuk kishte ndërmend progresin e Shqipërisë, por sundimin politik me çdo mjet.
2- Preku nervin shumë sensibël të partneritetit strategjik të Shqipërisë, duke e deformuar në favor të Turqisë jo demokratike, gjë që u konfirmua gradualisht me nxjerrjen e Shqipërisë nga shinat e demokracisë.
3- Rëndoi me borxh jo efikas, jo pak, por 13% shifrat e treguesve makroekonomikë të vendit mbi borxhin e ligjshëm, gjë që e nxori Shqipërinë jashtë panoramikes rajonale të konkurencës, edhe asaj globale, ndërsa retorika e rënduar globaliste bubullonte.
4- Energjitë dhe lekët e taksave bashkë me lekët e krimit, filluan të investoheshin për të kuruar imazhin nga përgjegjësia fatale; akuzave dhe skandaleve që zbardhte opozita dhe zërave kundër përfshirjes së krimit në parti dhe sidomos në qeverisje. Në vend që kriminelët t'i lëshonte e t'i niste në burg, siç bëri më 1997-98 me komitetistët separatistë e terroristë të Çaushëve, Rilindja u dha atyre fara të zgjedhura dhe "feude" kriminale për drogëra, duke i bërë fuqiplotë në vendimarrjet politike, deri për Reformën në drejtësi.
5- Deri në fund të 2016 mundi të mbyllë çdo gojë, përjashtuar atë të opozitës dhe "lëvizjes antiSoros" (fatkeqësisht pa asnjë konvergjencë programore midis tyre). Akzuat e opozitës ngjanin me monologje të dëshpëruara humbësish, duke mbushur të "enjten parlamentare", sa dendeshin duke qeshur tahirësat, doshët e roshët, bashkë me krye-frrokun e tyre ironik. Lidershipi tashmë i inkriminuar deri në palcë, më 2017, kreu hapin tjetër fatal; bleu, grabiti e tjetërsoi fitoren e këtij Parlamenti të sotëm hegjemon në numra, po pa asnjë legjitimitet moral e politik. Ulë-sinjtë politik dhe tahirësat e inkriminuar, bëjnë ligje jo për shtetin modern që duan shqiptarët, por shtetin e tyre, dmth të mafias.
Vdekja politike e një lidershipi të gabuar, në gjithë botën perëndimore, edhe në kulmin e suksesit, mbërrin përpara se të asgjësohet shteti, ekonomia dhe demografia e vendit. Kjo sepse liria intelektuale është e brendshme, pastaj dhe kushtetuese. Sidomos nuk dhurohet nga pushteti i radhës. Vdekja e kërmës aktuale të pushtetit është evidente, por duhet dezinfektuar "kufoma", duhet karantinuar. Dhe jo me rrëzime bustesh butaforikë e metaforikë, përndryshe 'rilindjet e qelbësirave' bëhen kronike dhe kështu do shkojmë një hap para, dy mbrapa, si tani.
Shteti i së drejtës e ka burimin shi nga liria, po dhe nga qëndrimi moral e ligjor ndaj së keqes sidomos krimit që ka ngritur herë pas here pushtete në Shqipëri. Sigurisht, është zor të flasësh për fakte e liri në Shqipëri, se të ngarkojnë një parti në shpinë, sidomos në kohë dixhitale, por intelektuali e ka për detyrë të imunizohet nga ky "gosip". Ky është dënimi i tyre, fatkeqësisht, dhe anasjelltas njëkohësisht i vetmi antidot moral madje terapeutik që kuron perspektivën e çdo vendi, nga ndotja e politikave të fëlliqta.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38