Flash News

KRYESORE

Paloka: Rilindja mbron Tahirin në Komisionin e Mandateve, urdhër i Ramës pas kërcënimit

Paloka: Rilindja mbron Tahirin në Komisionin e Mandateve, urdhër i

“Rilindja mbron Tahirin në Komisionin e Mandateve, urdhër i Ramës”, kështu shprehet deputeti Edi Paloka. Në një status në ‘facebook’ , Paloka shkruan se ky reagim i ‘rilindasve’ vjen pas kërcënimit që Tahiri i bëri Ramës dje duke i thënë se “s’kanë parë gjë akoma”. Ai i bën thirrje Ramës të përgatitet për përballjen, që sipas deputetit demokrat do të jetë pa asnjë kompromis. 

REAGIMI I EDI PALOKËS:

“Rilindja" në mbrojtje te Tahirit ne Komisionin e Mandateve. Sigurisht me urdher te Rames.

Megjithese nje dite me pare deklaruan se do ti hapnin rrugen procedimit penal , sot po duket qarte se urdheri ka ndryshuar. Kercenimet e Tahirit mbreme ndaj Rames ( "nuk keni pare asgje akoma") dhe ndaj atyre "shokeve" qe do lejonin arrestimin e tij, duket se e kane bere efektin.

Sot "rilindasit" kane marre urdher te mbrojne , jo Tahirin por Ramen.

Ky eshte akti i fundit. Po u lejua do te jete dhe akti i fundit te drejtesise dhe demokracise ne Shqiperi.

Kjo nuk do te lejohet. Rama te behet gati per perballje. Perballja do te jete pa asnje kompromis dhe do te kete vetem nje fund , ate te Rames dhe klikes kriminale.

Të fundit