Flash News

KRYESORE

“Rilindja po hakmerret ndaj Lazaratit, po e izolon”

 

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka akuzuar qeverinë se po izolon fshatin e Lazaratit.

Shehui thotë se ura e Kordhocës, e cila është e vetmja lidhje e Lazaratit dhe fshatit Kordhoc me fushat e tij, gjithashtu është një vepër kulturore e rralle nga arkitektura e saj po rrezikon të shembet.

Postimi i Shehut

« RILINDJA » PO HAKMERRET NDAJ LAZARATIT!

Ura e Kordhoces eshte e vetmja lidhje e Lazaratit dhe fshatit Kordhoc me fushat e tij.

Gjithashtu nje veper kulturore kjo, e rralle nga arkitektura e saj, pra me vlera te shumellojeshme, po rrezikon te shembet.

Riparimi i fundit i saj eshte realizuar dhjete vite me pare.

PER IRONI PERGJEGJESE PER MIREMBAJTJEN E ASAJ URE ESHTE MINISTRIA E KULTURES, DREJTUESJA E SE CILES ESHTE DHE DEPUTETE E ATIJ QARKU.

Fakti qe ne ate zone Rilindja mori vetem nje « grusht » votash, duket qe eshte shkaku qe e ka lene kete ure te rendesishme ne meshiren e fatit dhe qe po e con Lazaratin ne izolim nga fushat e prodhimit bujqesor e blektoral te tij.

 

 

 

 

Të fundit