Flash News

KRYESORE

“Rilindja si lepuri i uritur që ha këlyshët e vet”

“Rilindja si lepuri i uritur që ha këlyshët e vet”

Sapo ka përfunduar mbledhja e kryeministrit Rama me drejtorët e spitaleve.Gjatë takimit Rama u ka kërkuar atyre dorëheqjen gjë e cila, nuk po duket më aq e pa zakontë që pas kërkesës së ngjashme drejtuar drejtorëve të Hipotekave.

Ndërkohë menjehërë pas kësaj përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka reaguar edhe kreu i Departamentit për Politikën e Jashtme në Partinë Demokratike, Kreshnik Çollaku.

Ai shkruan se kjo armatë drejtorësh që po shkarkohet brenda ditës si të paafte dhe të korruptuar...janë po ata që para një muaji vinin vërdallë me thasë me euro duke blerë vota që timonin ta kishte shefi i Rilindjes.

Statusi i plotë:

Thone se lepujt e rritur kur i merr uria hane kelyshet e vet,ndaj ata qe mbajne lepuj i ndajne nga kelyshet.

Kjo armate drejtoresh qe po shkarkohet brenda dites si te paafte dhe te korruptuar...jane po ata qe para nje muaji vinin verdalle me thase me euro duke blere vota qe timonin ta kishte shefi i Rilindjes.

Per te qene i sinqerte nuk me dhimbsen fare fare...Rilindja si Lepuri i Uritur ha kelyshet e vet.

Të fundit