Flash News

KRYESORE

Rilindja Urbane/ Përfituesit më të mëdhenj të 360 mln eurove dhe bashkitë “e harruara”

Rilindja Urbane/ Përfituesit më të mëdhenj të 360 mln

Për projektet e Rilindjes Urbane janë shpenzuar 360 milionë euro. Komitetit të Zhvillimit të Rajoneve, i cili drejtohet nga kryeministri Edi Rama iu vu në dispozicion shuma prej 100 milionë eurosh. Por pas pesë vitesh janë shpenzuar edhe 260 milionë euro më shumë.

Sipas Reporter.al,  mbi 330 kompani shqiptare rezultojnë se kanë fituar kontrata të prokurimit publik nga torta e madhe e Rilindjes Urbane. Nga këto, 19 kanë fituar kontrata me vlerë zero lekë, ndërsa 50 të tjera kanë fituar në total kontrata me vlerë më të ulët se sa 10 mijë euro.

Kompanitë që fitojnë prokurime publike me ofertë zero janë kompani mbikëqyrëse punimesh, të cilat çuditërisht kanë vendosur të kryejnë punë pa pagesë. Ndërsa 10 kompani të mëdha, kanë fituar së bashku 122 milionë euro, ose 33% të fondit total prej 360 milionë eurosh.

Nga të dhënat rezulton se përfituesit më të mëdhenj janë bashkitë Tiranë, Korçë, Fier dhe Durrës, të cilat kanë përfituar së bashku 30% të të gjitha fondeve të përshkruara në databazë. Ndërsa qendra e veriut, Shkodra, është e 44 në numër për nga madhësia e fondit, me vetëm 0.5%.

Shuma është njësoj sa edhe bashkitë e vogla si Poliçani, Çorovoda apo Prrenjasi. Bashkia Kamëz, me mbi 100 mijë banorë, nuk ka përfituar asnjë fond nga programi.

Kompania G.P.G është fituesja më e madhe me 28.6 milionë euro, pasuar nga Fusha me 22.3 milionë dhe Salillari me 22.3 milionë. Lista pasohet nga kompania “Vëllezërit Hysa” me 11.2 milionë dhe “Agbes Construcion” me 8.5 milionë.

Të fundit