Flash News

KRYESORE

Rimbursimi/ Hyn në fuqi lista e re, shtohen barnat për sëmundjet tumorale dhe autoimune

Rimbursimi/ Hyn në fuqi lista e re, shtohen barnat për sëmundjet

Më 1 korrik ka hyrë në fuqi lista e re e barnave që shiten me rimbursim. Për ilaçet e shtrenjta do të ketë rimbursim, ndërsa hyjnë në listë barnat për sëmundjet tumorale dhe autoimune

Në listën e këtij viti janë shtuar 14 principe aktive dhe forme doza të reja të barnave. Ato lidhen kryesisht me sëmundjet auto-imune dhe sëmundjet tumorale, të cilat janë barna të shtrenjta .

Edhe këtë vit, lista u miratua me vonesë pasi mori aprovimin e mbledhjes së Këshillit të Ministrave të datës 26 qershor, u botua në fletoren zyrtare të hënën në 1 korrik për të hyrë menjëherë në fuqi, e të zbatohet në të gjitha farmacitë e vendit.

Buxheti i planifikuar për këtë vit për Fondin e Sigurimeve për Rimbursimin e Barnave është 10.5 miliardë lekë.

Ndërkohë që janë hequr disa barna nga lista e rimburismit me arsyen e revokimit të autorizimit për tregtim si Amoxicilinë, fluvatatinë.

Nga ana tjetër janë zgjidhur mosmarrëveshjet midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe depove farmaceutike, të cilët paralajmëruan se nuk do të lidhnin kontratë me fondin për vitin 2019, duke vënë në rrezik furnizimin me barna të tregut farmaceutik .

Të fundit