Flash News

KRYESORE

Rinasi/ Arrestohet një nga grabitësit dhe tre bashkëpunëtorë

Rinasi/ Arrestohet një nga grabitësit dhe tre

Policia ka arrestuar katër persona pasditen e sotme, që dyshohet se kanë lidhje me grabitjen e 9 prillit në Rinas. 3 prej tyre mendohet se janë bashkëpunëtorë ndërsa shtetasi tjetër ka marrë pjesë në grabitjen e 5.7 milionë eurove.

Dy nga të ndaluarit janë nga Elbasani, respektivisht 28 dhe 29 vjeç dhe dyshohet se modifikuan furgonin me mbishkrimin ‘Hetimi Tatimor’. Person tjetër i dyshuar është Klement Cala, që njihet si një nga bashkëpunëtorët e Muratajt në grabitjen e 10 milione eurove ne vitin 2017 ne Rinas.

Nuk dihet ende identiteti i personave të arrestuar, ndërkohë që pritet që ditën e nesërme Policia dhe Prokuroria të dalin në një konferencë për të dhënë detaje nga hetimet e deritanishme në lidhje me këtë ngjarje.

Gazetarja Lala: Të ndaluarit e grabitjes në Rinas, pjesë e grupeve kriminale në Elbasan

Të fundit