Flash News

KRYESORE

“Rinasi”, Petro Koçi kritikon institucionin që kontrollohet nga Kuvendi

“Rinasi”, Petro Koçi kritikon institucionin që

Për zëvendës/ministrin e Mbrotjes, Petro Koçin grabitja e miliona eurove në Rinas nuk ka cenuar sigurinë kombëtare. Në studion e Abc News me gazetaren Mirela Milori, Koçi theksoi se Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH) nuk e ka bërë detyrën siç duhet.

Veprimtaria e SHISH-it kontrollohet dhe mbikëqyret nga Kuvendi i Shqipërisë, nëpërmjet Komisionit të Përhershëm Parlamentar për Sigurinë Kombëtare, të ngritur për këtë qëllim.

“Fakti që është organizuar ky grup kriminal dhe besohet që ka qarkulluar lirshëm, tregon që njerëzit e ngarkuar për informimin nuk kanë bërë detyrën e tyre si duhet, por kjo do dalë më pas, theksoj se ka vend shumë për tu përmirësuar”.

Pyetur nëse ka pasur ndonjë qëndrim nga NATO, Koçi deklaroi se në dijëninë e tij, nuk ka pasur ndonjë reagim dhe se ngjarje të tilla nuk do të përsëriten me ‘instalimin’ e ushtrisë rreth aeroportit.

Të fundit