Rindërtimi dhe COVID-19/ Rama mbledh qeverinë “online”: Dritat dhe sigurimet do paguhen, kurseni nëse s`keni

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një mbledhje me video konferencë me disa nga ministrat e kabinetit, ku i diskutua lidhur me situatën nga koronavirusi. Në nisje të fjalës së tij Rama foli për procesin e rindërtimit nga tërmeti. Kryeministri u shpreh se “ata që janë në pritje nuk do rrinë tëp resin të ikë armiku”, ndaj kërkoi informacion nga Ministri Ahmetaj. Kreu i dikasterit të rindërtimit e informoi kryeministrin se procedurat mbeten të hapura për kompanitë që do të rindërtojnë, por dha dhe një lajm, që Bashkia e Tiranës mund të rihapë procesin nga e para për shkak se nuk është e bindur nga kompanitë që kanë aplikuar deri tani.

“Të dyja procedurat qoftë me Bashkinë e Tiranës, qoftë me FSHZH janë hapur. FSHZH e mbyll këtë të premte. Bashkia e Tiranës po shikon sot dhe nesër, procedurën e mbyllur dhe gjithë dokumentacionin e kompanive. Akoma nuk janë të bindur që kompanitë që kanë dorëzuar ofertat i plotësojnë kushtet e dokumentacionit. mund t’iu duhet ta rihapin dhe njëherë procesin për një 10 ditësh për të mirëpritur kompani më gjerë dhe që e plotëosjnë dokumentacionin”, tha Ahmetaj.

Nndërkohë, Rama u shpreh më tej se “në drejtim të cilësisë nuk do të ketë asnjë tolerim”. Ndërkohë Rama i këroi Ministres së Financave Anila Denaj të “bëjë indeksimin e pensioneve”. Sipas kryeministrit janë 25 milionë euro që duhet t`u  shkojnë, tha Kryeministri, ndërsa ministrja u shpreh se “kjo do të bëhet në prill”. Më tej Denaj njoftoi se janë shtyrë dorëzimi i bilanceve për bizneset, ndërsa tha se nuk do të ketë shtyrje për pagesën e tatim fitimit dhe sigurimet.

Ndërkohë, Rama përsëriti se nuk do të ketë falje dhe shtyrje për pagesat e energjisë elektirike, duke paralajmëruar se do të mbeten pa energji ata abonentë që nuk do të paguajnë. “Taksat dhe sigurimet duhen paguar. Do paguhen sepse nuk shkojmë dot përpara me këtë luftë dhe do përfundojmë në një gropë ku as korona nuk na gjen dot. Pagesat e dritave do bëhen një për një. Kush nuk paguan drita nuk do ketë drita. Këtu nuk është bërë deti kos. Mos pagesa e dritave bëhet një efekt negativ në gjithë hallkat dhe mund të përfundojmë në kolaps. Pagesa e dritave nuk negociohet. Kush thotë se nuk kam mundësi se shpenzoj shumë, të shpenzojë më pak, të kursejë dritat dhe të paguajë më pak. Nuk mundet dot që ne të hyjmë në një situatë krize në sektorin e energjisë nga e para sepse implikimet janë të jashtëzakonshme”, tha Rama.