Flash News

KRYESORE

Rindërtimi/ Rama: Thumana do të bëhet destinacion turistik, përrallat e mia dalin

Rindërtimi/ Rama: Thumana do të bëhet destinacion turistik,

Kryeministri Edi Rama ia ka kushtuar ditën e sotme Thumanës. Pasi zhvilloi paradite një vizitë në familjen e Sokol Mestit, një familje e prekur rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit dhe po qëndron në një banesë të përkohshme, Rama pasdite ishte i pranishëm në një aktivitete për prezantimin e projektit të Qeverisë për rindërtimin e Thumanës.

Teksa foli për mënyrën e rindërtimit dhe kategoritë e dëmshpërblimit, Kryeministri bëri edhe një premtim ‘të akzagjeruar’ saqë edhe vetë e quajti ‘përrallë’. Rama tha se Thumana do të bëhet destinacion turistik.

Te shtëpitë që do bëjmë ne, ju do t’i keni të gjitha aty, shërbimet, shkollën, parqet, të gjitha. Ne duam që Thumana të bëhet destinacion turistik. Duket si përrallë, por përrallat e mia dalin, kur thosha që Puka do bëhet, pukjanët thoshin “kur do ikë ky palla i gjatë, se boll na ka pallu në përralla”. Shkoni ta në Pukë e shikojeni si është.

Shkoni shihni Belshin. Këtu do të jemi për Thumanën, por le ta fillojmë me shtëpi. Zona që do ndërtohet, do ketë parametra krejt ndryshe. Do fillojmë shumë shpejt me rrugët e brendshme, me kanalizimet, ujësjellësin, ndriçimin, dhe pastaj me ndërtimin. Banesat individuale, shtëpitë, do jenë gati deri për vitin e ri. Godinat me disa kate kanë nevojë për më shumë durim. Qendra do të ketë të gjitha shërbimet, edhe bibliotekë për fëmijët, terrene sportive, fushën e futbollit, edhe disa fusha të tjera, edhe park lodrash për fëmijët, park për të moshuarit. Belshi ishte një tmerr, ndërsa tani nuk gjen dot vend për t’u ulur nëse shkon të shtunë ose të diel, sepse shkojnë shumë njerëz për të kaluar fundjavën. Këtu do të ndodhë e njëjta gjë. Në Belsh po hapen biznese të vogla, që iu shërbejnë vizitorëve”, tha me pritshmëri shumë të mëdha Kryeministri.

 

Të fundit