Flash News

KRYESORE

“Ringjallja” e ushtarëve grekë në Dragot/ Ditën e emrit të Anastastit, që greqisht do të thotë “ringjallje”

Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare ka njoftuar sot se “U kremtua me gëzim dita e emrit të Kryepiskopit Anastas”.

Sipas Kishës “Eshtë dita e emrit e Kryepiskopit (...) shumë të dashur Anastasit, nismëtarit dhe realizuesit të mrekullisë që ka ndodhur dhe vazhdon të kryhet në Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë”.

Por studiuesi Arben Lllalla mendon se “Jo rastësisht filluan sot punimet në Këlcyrë të Përmetit për gjetjen e kockave të ushtarëve greke sepse Greqia çdo gjë e lidh me aneksimin e Jugut të Shqipërisë. Sot është festa e emrit të kryepeshkopit Anastasios që do të thotë RINGJALLJE. Pra, sot ringjallet ushtria greke e 1940, ky është projekt afatgjatë i Greqisë”.

Pak më herët ministri i jashtëm grek Nikos Kotiaz njoftoi se në Dragot janë gjetur eshtrat e disa ushtarëve grekë.

Për këto eshtra Politiko.al ngriti dyshime, duke qenë se ato mbanin shkronja latine dhe shkruanin në italisht “Greco”, një mbiemër mjaft i përhapur në Itali.

Gjithashtu nga dokumentat e siguruara nga Politiko, rezulton se në luftën italo-greke, sipas ministrisë italiane të mbrojtjes, kanë rënë disa ushtarë italianë që mbajnë këtë mbiemër, pikërisht në zonat ndërmjet Përmetit dhe Tepelenës.

Të fundit