Flash News

KRYESORE

Turqia do të ndërtojë 500 shtëpi, 100 mijë euro i jep për xhamitë

Turqia do të ndërtojë 500 shtëpi, 100 mijë euro i jep

Në këto momente është duke u zhvilluar në Bruksel Konferenca e Donatorëve për të ndihmuar Shqipërinë nga dëmet e tërmetit, ku janë të pranishëm 100 vende.

Ajo që mori vëmendjen nga deklaratat e përfaqësuesve të vendeve të ndryshme ishte ndihma e madhe e Turqisë.

Përfaqësuesi turk tha se vendi i tij do të ndërtojë 500 shtëpi banimi në Laç me vlerë 45 milion euro. Ai tha gjithashtu se 100 mijë euro do të dhurohen për ndërtimin e xhamive.

Të fundit