Flash News

KRYESORE

Rinis gara në "Champions League", UEFA sjell risi në orarin e përballjeve

Rinis gara në "Champions League", UEFA sjell risi në orarin

Sezoni i ri i Ligës së Kampionëve nis sot me sfidat  e para të fazës së grupeve, ku do të ndeshen 16 ekipet e kualifikuara.

Këtë herë UEFA ka sjellë një risi në oraret e përballjeve të skuadrave, ku ekipet më të rëndësishme të turneut do të rezervojnë premierën.

Gjithçka nis në orën 18:55, me Barcelonën që pret në “Kamp Nou” kampionët holandezë të PSV Eindoven në Grupin B.

Sfida tjetër e orës 18:55 në të njëjtin grup është ajo mes Interit dhe Totenhem.

Ndërkohë, gjashtë ndeshjet e tjera në xhiron e parë të fazës së grupeve në Champions luhen në orën 21:00.

Në “Anfield”, do të luhet përballja Liverpul-Paris SG të Grupit C.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Napoli luan në transfertën e Beogradit kundër Yllit të Kuq dhe në Grupin A, përballen Klub Brysh-Borusia Dortmund dhe Monako-Atl-Madrid.

Ndërsa në Grupin D, Gallatasarai-Lokomoiva Moskës dhe Shalke 04-Porto.

Të fundit