Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nuk ka qetësi mes SHBA-së dhe Kinës. Pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u zotua se do të rrisë tarifën për importet kineze nga muaji tjetër, duke përshkallëzuar ashpër një mosmarrëveshje tregtare midis dy ekonomive më të mëdha në botë, shteti i madh aziatiktha se nuk mund të shantazhohet e do të hakmerret..
Presidenti amerikan planifikon të vendosë tarifa shtesë nga 1 shtatori, duke shënuar kështu një fund të papritur të një “armëpushimi” të luftës tregtare një vjeçare, që ka ngadalësuar rritjen ekonomike botërore.
“Pekini nuk do të bëjë asnjë hap, pavarësisht presionit të Uashingtonit. Nëse Amerika i zbaton këto tarifa, atëherë Kina do të duhet të ndërmarrë masat e nevojshme për të mbrojtur interesat themelore të vendit", tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Hua Chunying.
Trump deklaroi se rritja e tarifave do të ndodhë, nëse presidenti kinez, Xi Jinping, nuk lëviz më shpejt në drejtim të arritjes së një marrëveshjeje tregtare.