Rinis sezoni në Teatrin e Kukullave, vogëlushët e Tiranës argëtohen gjatë fundjavës me  shfaqjen ”Delja e detit”

Rinis këtë fundjavë sezoni i ri i aktiviteteve në Teatrin e Kukullave. Faqja zyrtare e teatrit njofton se shfaqja e parë që do të argëtojë vogëlushët e kryeqytetit nis të shtunën me ”Delja e detit”.

“Të dashur miq të vegjël të Teatrit të Kukullave!

Sezoni i ri i Teatrit të Kukullave nis me shfaqjen ”Delja e detit”. Shfaqja do të jetë në fundjavë për të gjithë ju fëmijë në skenën e Teatrit të Kukullave !

7 Shtator , E Shtunë , Ora 10 : 30 dhe 11 : 30

8 Shtator, E Diel , Ora 10 : 30 dhe 11 : 30”, thuhet në njoftimin e TK.