Flash News

KRYESORE

Rinis sot aplikimi i taksës, protestë për 'Rrugën e Kombit'

Rinis sot aplikimi i taksës, protestë për 'Rrugën e

Nga dita e sotme rinis aplikimi për Rrugën e Kombit. Qytetarët kanë paralajmëruar protestë ditën e sotme kundër vendimit të marrë nga qeveria.

Në këtë protestë pritet të marrin pjesë jo vetëm qytetarët, kusianët, e shoqëria civilel por edhe politikanë e deputetë të opozitës së bashkuar.

Tarifat

Për banorët e Kukësit 100 lekë të reja. Kjo vlen për deri në 44 kalime

330 lekë për motoçikletat dhe mjetet me tre rrota, ndërsa për banorët e Kukësit 50 lekë

Për automjetet 5 euro ose 660 lekë

Për kamionët dhe autobusët 2140 lekë, ndërsa kamionët e tonazhit të rëndë është planifikuar të paguhet 2970 lekë.

Në mars të këtij viti, aplikimi për herë të parë i kësaj tarife u shoqërua me protesta të dhunshme mes policisë dhe banorëve të Kukësit.

Ata e kundërshtuan me forcë këtë tarifë, për shkak të nivelit të rënduar ekonomik dhe një tarifë e tillë për ta është e papërballueshme.

Të fundit