Flash News
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Rinisin hetimet për rrëzimin e avionit të drogës, Italia sjell dosjen me emrat trafikantëve nga Fushë Kruja
Hetimet në lidhje me avionin e drogës që u rrëzua në Ishëm të Durrësit në vitin 2016, kanë nisur sërish.
Piloti italian i këtij avioni, Guido Guidi, ishte liruar me një garanci pasurore prej 10 mijë eurosh.
Sipas gazetares së Neës 24, Klodiana Lala, Prokuroria shqiptare kishte dërguar letërporosi në Itali lidhur me ngjarjen dhe ka marrë përgjigje nga autoritetet fqinje një muaj e gjysmë më parë. Në dosjen e mbërritur në duart e drejtësisë shqiptare janë emrat dhe provat që faktojnë trafikun e drogës Shqipëri-Itali, i organizuar prej një grupi të strukturuar kriminal.
Disa prej anëtarëve të këtij rrjeti trafiku rezultojnë të jenë nga Fushë Kruja, të cilët janë arrestuar edhe më parë në Itali për trafik droge.