Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
nga Vladimir Gligorov
Çdo herë që flitet për rinovimin përmendet ‘plani Marshall’. Më shumë për motivim, që të tregohet se është mundur nëse dëshirohet. Kështu, dikush tha se Amerika ka pas rinovuar Europën, kësaj here është radha që Europa të rinovojë veten. Përsëri, në Europë, thirrja që të hartohet një plan Marashall për Europën do duhej, besohet, të gjejë një përgjigje në mënyrë të veçantë nga vende si Gjermania, e cila kishte dobi nga ‘plani Marshall’.
Çfarë ka qënë ky plan dhe çfarë mund të jetë në rrethanat e sotme?
Në këtë rast është nevoja të shpjegohet një dallim i cili është shumë i rëndësishëm. Sepse, një gjë është rinovimi pas një lufte, dhe tjetër gjë rinovimi pas epidemisë. Në të dy rastet kemi të bëjmë me rënie të madhe të prodhimit, por epidemia nuk asgjëson aftësitë prodhuese të vendit, nëse përjashtojmë këtu viktimat njerëzore dhe nëse ato janë relativisht të vogla. Përveç kësaj, shkatërrimet e luftës mund të jenë asimetrike. Në Luftën e Dytë Botërore Amerika kishte shkatërrime të vogla në krahasim me Europën. Krahas kësaj, prodhimi amerikan i ishte përshtatur kërkesave të luftës, kërkesa që u zhdukën pas përfundimit të saj, por paqja ka kërkesa të tjera. Kësisoj ishte me dobi në të dyja palët, për Amerikën dhe për Europën, që të nxitej fuqia blerëse e Europës së shkatërruar që si pasojë të nxitej ekonomia amerikane. Qeveritë amerikane miratuan ndihmë financiare për vendet europiane në mënyrë që ato të blinin prodhime amerikane dhe të rinovonin ekonomitë e tyre. Rinovimi, natyrisht filloi nga ndërtimi, i rrugëve, i shtëpive, i qyteteve. Gjë e cila, përsëri, nxiti industrinë. Këtyre vendeve Amerika u miratoi ndihmë, pra mjete të pakthyeshme, ndërsa bizneset e shteteve të tyre merrnin kredi. Kjo e dyta në mënyrë që të sigurohej efikasiteti i sektorit privat, dhe që mjetet të mos shpenzohen kot. Krahas me ndihmën ishin edhe kushtet politike, mbi të gjitha kur ishte fjala për liberalizimin e tregtisë dhe stabilizimin e demokracisë.
Përse ‘planin Marshall’ vendet përfituese, dhe në mënyrë të veçantë Gjermania, e shohin me dashamirësi?
Sepse bëhet fjalë për një politikë tejet të ndryshme nga ajo që vendet fituese kishin ndjekur ndaj vendeve të mundura në Luftën e Parë Botërore. Vendi që humbet një luftë, në mënyrë të veçantë atë pushtuese, mund të presë të thirret nën përgjegjësi shtesë në një mënyrë ose në një tjetër. ‘Plani Marshall’ u nis nga qëndrimi krejtësisht i kundërt, se ishte i nevojshëm rinovimi, dhe jo ndëshkimi, i vendeve europiane pas marrë parasysh faktin se në cilën anë kishin qenë. Përfitimi është i dyanshëm, por vendet që marrin ndihmë, në mënyrë të veçantë ato që kanë faj për dëmet e luftës, gjithsesi detyrohen për mirënjohje, në këtë rast, kundrejt Amerikës.
Ky përfitim i dyanshëm nuk mund të shihet. Ndihma nuk është borxh, dhe nëse del, le të themi nga buxheti shtetëror, atëherë duhet të mbulohet me të ardhura nga taksat. Në këtë mënyrë ndihma për pushtetin publik të një shteti tjetër dhe taksapaguesit e tij përfaqëson shpenzim për të cilin vendet dhuruese nuk marrin shpërblim. Në anën tjetër, buxheti i vendit që merr ndihmë zëvendëson taksat që duhej të mblidhte nëse nuk do të kishte ndihmë. Kësisoj nga pikëpamja buxhetore, fiskale, mund të thuhet se taksapaguesit e një vendi subvencionojnë taksapaguesit e një vendi tjetër. Është fjala thjesht për një akt të vullnetit të mirë, parë nga pikëpamja fiskale.
Natyrisht ndihma shpenzohet për blerje të mallrave dhe shërbimeve, kësisoj sëpaku në një pjesë të mirë, dhuruesi ka më shumë të ardhura sesa do të kishte nëse nuk do të kishte tregun që sapo i’a hapi atij ndihma e njëanshme që dha. Sigurisht, nëse në botë nuk ka përjashtime, sikurse bënë vendet komuniste, jo vetëm duke mos e marrë ndihmën nga plani Marshall, por edhe duke u izoluar akoma më shumë me mure të llojeve të ndryshme.
Kështuqë ekziston një dallim i rëndësishëm mes këndvështrimit fiskal dhe atij ekonomik për ndihmën, në mënyrë të veçantë kur bëhet fjalë për raportet mes shteteve. Gjë që është edhe një prej shkaqeve të jopopullaritetit të idesë mbi transferat nga një vend në tjetrin në Bashkimin Europian. Madje ministritë e Financave janë tërësisht të vetëdijshme për pasojat e transferave buxhetore në ekonominë e vendit të tyre dhe në atë të vendeve të tjera.
Nga ana tjetër, këtë e vërteton edhe buxheti i Bashkimit Europian. Sepse nëpërmjet tij kryhen transferat nga vendet më të zhvilluara drejt atyre më pak të zhvilluara, që janë të justifikuara me nevojën për të ndihmuar vendet që kanë braktisur sistemet që ishih shkatërrimtarë për ekonomitë e tyre dhe përbënin kërcënim për sigurinë europiane. Përsëri, këto transfera drejt vendeve të Jugut, Lindjes dhe Veriut të Europës i sjellin përfitim ekonomik, si edhe në vendeve nga buxhetet e të cilave financohen. Por, edhe më tej, këndvështrimi fiskal dhe ekonomik në transferat ndryshojnë.
Shembull i mirë i këtyre ndryshimeve janë diskutimet rrerh asaj se kush shfrytëzoi dhe cilin shfrytëzoi në ish Jugosllavi. Megjithëse në të dyja Jugosllavitë në një masë jo të vogël bëhej fjalë për rinovim nga shkatërrimet e luftës, dhe pastaj, në të dytën, edhe për ndihmë zhvillimore, në opinionin publik mbizotëroi këndvështrimi fiskal, le të themi kur bëhej fjalë për Fondin (në rang Jugosllavie. Shën. i përkth.) për të pazhvilluarit. Megjithëse përfitimet ekonomike ishin të dyanshme, sepse mjetet nga Fondi në një masë të madhe shpenzoheshin për tregtinë e brendshme, republikat e zhvilluara ishin të pakënaqura sepse buxhetet e tyre duhej të përballonin shpenzimet e republikave të pazhvilluara dhe krahinën e Kosovës. Qoftë në rastin kur investohej për rinovim ose për finanacimin e shpenzimeve rrjedhëse, pakënaqësia ishte e dyanshme. Njëra palë nënvizonte shpenzimin fiskal, tjetra përfitimin ekonomik.
Por, në rastin e Bashkimit Europian ka mbizotëruar koncepti se transferat për rinovim nga shkatërrimet e luftës apo ato politike, fashiste apo sovjetike, janë të justifikuara. Me qëllimin për zgjerimin e tregtisë dhe stabilizimin e demokracisë. Për këtë në buxhetin europian ekzistojnë mjete me të cilat ndihmohen më pak të zhvilluarit.
Megjithatë, epidemia nuk është luftë dhe pasojat nuk janë shkatrrimtare, pra nuk bëhet fjalë për rinovim të pasluftës. Kësisoj, ftesa për ‘plan Marshall’, është në fakt ftesë për përfitim reciprok, në shkallë europiane, të politikës së përbashkët fiskale. Ku menjëherë shtrohet pyetja kush, sa paguan dhe për çfarë paguan? Nga ku del se është më e vështirë të justifikosh përparësinë e këndvështrimit fiskal nga ai ekonomik, që duhet të pasojë pasi epidemia të vihet nën kontroll.
Problemi qëndron në faktin nëse opinioni publik, taksapaguesit dhe pushteti fiskal e ka mjaftueshëm të qartë se përfitimi ekonomik është më i madh sesa shpenzimi fiskal dhe se pikërisht transferat ndihmojnë rinovimin ekonomik në të gjithë vendet e Bashkimit Europian? Për t’u parë kjo nuk ka nevojë të jetë as e qartë dhe as e natyrshme, le të marrim shembullin e Ballkanit. Megjithëse pas vitit 1999, ishte i mundur dhe i justifikuar njëfarë ‘plani Marshall’ për vendet jugosllave që kishin luftuar me njëri tjetrin, të shkatërruar, direkt apo indirekt, nga luftërat, krahas kushteve për bashkëpunim, liberalizim dhe demokratizim, nuk ekzistoi interesi i nevojshëm ekonomik që të justifikonte këto transferta. Kështuqë mbetën po ato kushte dhe u formua Pakti i Stabilitetit që nuk pati mjetet e nevojshme për të financuar rinovimin.
Për pasojë është e mundur që llogaria e disa shteteve anëtare të jetë e tillë që të mos justifikojë ndihmën fiskale për vendet e tjera anëtare. Madje edhe nëse rrezikojnë qëndrimin në Union, disa vende nuk kanë interes të financojnë rinovimin e ekonomive që përballen me shpenzimet e rritura të epidemisë. Natyrisht kjo nuk është e saktë për Gjermaninë dhe Francën, madje as për Mbretërinë e Bashkuar e cila tashmë e ka marrë vendimin për braktisjen e Unionit. Por si do të ndahen shpenzimet dhe cilat janë mekanzimat e ndërvartësisë fiskale, këto janë natyrisht çështjet kyçe. Për përgjigjen e Europës ndaj këtyre pyetjeve është e nevojshme njëfarë kohe.
Një dilemë është nëse duhen transfera apo kredi? Nga pikëpamja ekonomike dallimi është tejet i vogël ose asgjë. Nga pikëpamja fiskale dhe kryesisht nga përgjegjësitë ekonomike, kredia është ndoshta më e pranueshme. Në rinovimin e pasluftës, në mënyrë të veçantë nëse ndihma është kushtëzuar me blerjen e mallrave nga vendi i cili ndihmon, për vendin dhurues përgjegjësia nuk ka rëndësi të madhe. Por mund të ketë për vendin që merr ndihmën, për çfarë e krediton ai ekonominë. Kështu që ruhet kufizimi buxhetor, i cili ndikon në efikasitetin e shpenzimit të mjeteve. Meqënëse në Bashkimin Europian nuk është e thjeshtë të vendoset kontrolli ndërshtetëror madje as në nivel të Unionit, mund të ndodhë që, kur të bëhet fjalë për investime direkte, ndihma të jetë në formën e kredisë. Kjo justifikohet edhe me faktin se është e nevojshme që prodhimi të rinovohet, në kushtet kur mjetet dhe njerëzit, në masën më të madhe, janë ruajtur. Sepse nuk ka shkatërrimë si në luftë.
Në masën që mund të flitet për shkatërrime, thënë në mënyrë metaforike, nevojitet rinovimi i pasojave të politikës së kursimit. Kjo më së miri shihet te shembulli britanik ku tani po lajmërohen investime në të gjitha ato që është kursyer në dhjetë vitet e fundit. Nëse do të vijë puna deri këtu, këtë do ta shohim. Para epidemisë unë kam qenë skeptik, por tani është e pamendueshme se nuk kanë për t’u rritur investimet në sistemin shëndetësor, sëpaku. Mund të flitet edhe për investime në infrastrukturë në tërë Bashkimin Europian, dhe këto investime mund t’i vinë në ndihmë ri-industralizimit, le të themi, në Jugun e Europës. Në të gjithë këtë, kujtimi i ‘planit Marshall’ është i dobishëm në mënyrë që të vendoset ekuilibri i nevojshëm mes interesave fiskale dhe ekonomike, por edhe i interesave të sigurisë dhe stabilitetit politik.
Shkak për rezistenca për kreditimin e vendeve antare nga kasa e përbashkët, që të shprehem kështu, është nevoja që kjo kasë duhet të mbushet. Dhe kjo derë e vogël taksapaguesit e shteteve të veçantë i shndërron në taksapagues europianë. Hapi tjetër do të ishte, mbi të gjithë sigurimi i drejtësisë dhe efikasitetit fiskal, pra që Unionit të taksojë. Ky do të ishte një hap drejt krijimit të unionit fiskal, gjë që pak vende janë të prirura ta pranojnë, sidomos jo si ndryshim të vazhdueshëm të marrëveshjes ekzistuese të Bashkimit Europian.
Përsëri për shkak të ilustrimit, Jugosllavia socialiste, u shpërbë nga pikëpamja fiskale shumë më pëpara se të shpërbëhej politikisht. Nëse ishte e mundur që, nëpërmjet demokratizimit dhe antarsimit në bashkimin Europian, të rinovohej unioni fiskal, këtë nuk mund ta dimë sepse u nis rruga e ballafaqimit dhe e drejtësisë etnike. Kjo, për fat të mirë, nuk është kërcënim me të cilin përballet Unioni. Sëpaku tani dhe për njëfarë kohe.
Kështuqë është reale të pritet një plan Marshall për rinovimin e Europës pas epidemisë, i cili do të nënkuptojë një mbështetje të caktuar kreditimi të vendeve anëtare, rritjen e investimeve në infrastrukturë dhe në sistemet shëndetësore, si dhe në mbështeteje të politikës fiskale ekspansive të vendeve anëtare derisa të zgjasë rinovimi. Por deri tani kjo është akoma një rrugë e largët, kësisoj është fjala për pritmëri dhe jo për parashikim.
*Përktheu për Politiko.al: Xhelal Fejza
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38