Flash News

KRYESORE

Rinovimi ndalet, Messi u kërkon drejtuesve lëvizjen "blic" / E pëson Griezmann

Barcelona po mundohet të bindë Lionel Messi të rinovojë kontratën, pasi ende nuk ka firmë. Tymi i bardhë nuk ka ardhur, por me kontratën që skadon në qershor gjërat janë bërë më të ethshme.  Presidenti Bartomeu po merret personalisht me këtë çështje dhe ka dëgjuar kërkesat e menaxherëve të Messit.

Kapiteni do rikthimin e Neymarit në Camp Nou dhe numri një i klubit duhet t'i bindet. Braziliani donte të rikthehej që në verë, por nuk u arrit marrëveshja. Kalimi i Ney në Barcelonë kushton shumë dhe sjell një tjetër problem.

Antonie Griezmannin do të dilte jashtë loje, pasi Messi do të ketë pranë Luis Suarezin dhe Neymarin. Barcelona shpenzoi 110 milionë euro për të rrëmbyer francezin nga Atletico Madrid dhe kjo do të sillte probleme. Drejtuesit janë në vështirësi të mëdha.

Të fundit