Flash News

KRYESORE

Rinovoi për 5 vite me Klanin; kushti që duhet t’i plotësojë Frangaj Fevziut

Rinovoi për 5 vite me Klanin; kushti që duhet t’i

Televizioni Klan njoftoi se emisioni ‘Opinion’ do të vijojë të jetë pjesë e familjes së tyre edhe për 5 vitet e ardhshme, pasi gazetari Blendi Fevziu pranoi të rinovojë kontratën.

Lajmi u bë i ditur përmes një artikulli të publikuar në faqen zyrtare, ku vlerësohet puna e Fevziut dhe madje theksohet edhe numri i emisioneve të realizuara në këto 20 vjet.

Në më shumë se 20 vjet, në Opinion janë zhvilluar rreth 2.600 emisione, me mbi 9.600 të ftuar. Karriera mbi 20-vjeçare e Blendit Fevziut me emisionin “Opinion” është e lidhur ngushtësisht me historinë dhe suksesin e Televizionit Klan. Ky bashkëpunim i suksesshëm do të vijojë gjatë”.

Megjithatë, në daljet e fundit publike Fevziu ka shprehur rezerva të mëdha në lidhje me programacionin e TV Klan, teksa theksonte se më shumë rëndësi duhet t'i jepej mendimit dhe jo formës.

Audienca është çështje e momentit, kur ajo alternohet me projektin që një televizion ka dhe me tragetin e tij… Sepse TV është media. Njihet si i tillë. I pari dhe kryesori është mendimi dhe pastaj forma. Mbaj mend që një tjetër televizion kombëtar, TVA, pas largimit të Zhejit dhe Kel Demit, u investua në pjesën artistike, duke besuar se ky popull meriton më shumë spektakël dhe argëtim dhe sot nuk ekziston më!”, u shpreh gazetari më 2 qershor në një intervistë për gazetën ‘Panorama’.

Pavarësisht se Fevziu nuk përmendi kurrë emrat e programeve që tërhiqnin audience por nuk kishin përmbajtje, dihet se programet kryesore artistike në TV Klan janë: 'Dance With Me', 'Në kurthin e Piter Pan', 'Xing me Ermalin', 'Doktori Plastik' dhe pa harruar telenovelat turke.

Ndaj pyetja që lind natyrshëm është se a i ka pranuar Frangaj kushtet e Fevziut për ndryshimin e programacionit të sezonit të ardhshëm apo gazetari ka ndryshuar qasje ndaj mendimeve të tij. /Liridon Cecja/

Blendi Fevziu vendos për të ardhmen e ‘Opinion’, kontratë 5-vjeçare

Të fundit