Flash News

KRYESORE

'Riparimi i vaginës', në Britani lobohet që procedura të shpallet e jashtëligjshme

'Riparimi i vaginës', në Britani lobohet që procedura

Fushata të shoqërisë civile po nxisin qeverinë britanike për të bërë të jashtëligjshëm operacionin e 'riparimit të vaginës', shkruan BBC News.

Shumë gra muslimane rrezikojnë të shpallen të padëshiruara nga familja dhe në raste ekstreme të vriten, nëse bashkëshortët apo familjet zbulojnë se kanë bërë seks para martese.

Disa prej tyre po zgjedhin një procedurë mjekësore nëpërmjet së cilës mjekët rikthejë një shtresë membrane në hyrje të vaginës, raporton Politiko.al duke iu referuar BBC.

Shqetësimet e lindura pas rritjes së presionit për ndalimin e procedurave të tilla kanë të bëjnë me rritjen e rrezikut për gratë muslimane të cilat do të detyrohehsin t'i bënin ilegalisht këto ndërhyrje.

BBC i referohet rastit të një studenteje marokene e cila jeton në ilegalitet në Londër pasi mori vesh se i ati kishte paguar dikë për ta vrarë. Pasi mësoi se bashkëjetonte me dikë në Britani, kur ishte thyer në Marok babai i vajzës i kishte kërkuar të shkonin për të bërë një 'test vaginal' për të parë nëse ishte e virgjër.

Të fundit