Flash News

KRYESORE

Riparohet nënstacioni i Zëmblakut, rikthehet energjia elektrike në Devoll

Riparohet nënstacioni i Zëmblakut, rikthehet energjia elektrike

 

 Nënstacioni i Zëmblakut është riparuar dhe e gjithë zona e Devollit po furnizohet normalisht me energji elektrike.Prefekti i Korçës, Dhoro Spirollari, në një prononcim për ATSH-në bëri të ditur se punonjësit e OSHEE-së bënë të mundur ndërrimin e transformatorit në nënstacionin e Zëmblakut, duke rikthyer furnizimin normal me energji të zonës së Devollit.

E gjithë prefektura e Korçës nuk ka paraqitur probleme nga përmbytjet, me përjashtim të disa sipërfaqe parcelash në Maliq.

“Në Korçë nuk ka patur familje të përmbytura falë investimeve të kryera si dhe punës për pastrimin e kanaleve kulluese përgjatë gjithë vitit”, deklaroi Spirollari.

Edhe Pogradeci, theksoi ai, ka qenë i stabilizuar.

Sipas tij, strukturat e emergjencës të ngritura për të ndjekur situatën kanë evidentuar pikat e dobëta, në mënyrë që të merren masa për korrigjimin e tyre gjatë ditëve në vijim. Spirollari deklaroi se duke nisur nga nesër do të bëhet edhe evidentimi i dëmeve, kryesisht të bizneseve, pasi nuk ka asnjë familje të dëmtuar.

Të fundit