Flash News

KRYESORE

Rishfaqet Arta Dade, ish-deputetja e PS mban distancë nga Edi Rama

Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Arta Dade ka marrë pjesë në ceremoninë në Presidencë ku Ilir Meta i akordoi ish-kryeministrit italian, Massimo D’Alema, Dekoratën “Nënë Tereza”. Që kur kryetari i saj, Edi Rama vendosi ta lërë jashtë listave të deputetëve për zgjedhjet e 2017-ës, Dade është tërhequr nga aktivitetet publike.

Protokolli i Presidencës e kishte caktuar të ulej në krah të kryeministrit, por pamjet filmike tregojnë për një qëndrim të ftohtë të ish-deputetes ndaj Ramës. Pasi kanë përfunduar fjalimet, Dade është parë të mbajë distancë nga Rama, gjatë koktejit, ndërkohë që ka qëndruar më shumë në praninë e presidentit Meta dhe ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati.

Arta Dade u përfol vitin e kaluar si kandidate e mundshme për postin e Presidentes së Republikës, duke qenë se kishte edhe mbështetjen e Metës, por Rama kishte plane të tjera për të, nxjerrjen jashtë nga politika.

Përplasje klanesh në PS, lirohen nga detyra dy drejtorë brenda pak ditëve

Të fundit