All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Rishfaqet Saimir Tahiri, publikon video në det dhe tallet me shqiptarët

All - Paragraf - 1

Saimir Tahiri është një prej politikanëve përgjegjës që Shqipëria rrezikon seriozisht të mos hapë negociatat me Bashkimin Evropian. Gjermania, Holanda dhe Franca e kanë bërë të qartë se trafiku i drogës dhe mungesa e dënimit për ‘peshqit e mëdhenj’, janë faktorët kryesorë që ndikojnë në vendimin negativ për vendin tonë.

All - Paragraf - 3

Por ish-ministri i Brendshëm nuk duket i shqetësuar nga kjo situatë. Ndonëse ishte ai përgjegjës për rendin kur Shqipëria u mbush me kanabis dhe më pas për trafikun e lëndës narkotike drejt Italisë dhe vendeve të tjera të BE-së, Tahiri nuk heziton të tallet me këtë fakt.

“Për Itali”, shkruan ai në një video që ka postuar në ‘Facebook’. I hipur mbi kal, Tahiri zbavitet në një prej plazheve të Shqipërisë, në shoqërinë e një personi të dytë.

Procesi gjyqësor ndaj ish-deputetit të PS vijon ende, por kjo nuk e ka penguar atë që të nisë pushimet.

Të fundit