Flash News

KRYESORE

RISHKRUHET HISTORIA: Keniani Kipchoge përshkruan maratonën nën 2 orë!

RISHKRUHET HISTORIA: Keniani Kipchoge përshkruan maratonën nën 2

"Më duket vetja si njeriu i parë që kam shkuar në hënë", - thotë maratonomaku Eliud Kipchoge pas suksesit historik që arriti. Nuk ka faj, pasi bëhet atleti i parë në histori që arrin të përshkruajë një maratonën nën dy orë, ndoshta dhe i fundit, por nuk e urojmë diçka të tillë.

Keniani ka arritur të vrapojë për 42 kilometra duke kapur kohën 1 orë 59 minuta dhe 40 sekonda. Një arritje historike që ndodh në kryeqytetin e Austrisë, aty ku 34-vjeçari vrapoi përgjatë Praterit, parkut të Vjenës.

Ai u mbështet nga shumë tifozë, ndërsa pas tij ishin 41 asistentë që e ndihmuan të vraponte në kohë. Koha e tij gjatë gjithë kohës u mat dhe me lazer. Fantastike, njeriu mund të thyejë limitet.

https://www.facebook.com/OlympicChannel/videos/1027885864220468/

Të fundit