Flash News

KRYESORE

Risi në Superkupën e Spanjës, Barcelona humbet një titullar!

Risi në Superkupën e Spanjës, Barcelona humbet një titullar!

Barcelona, Real Madrid, Valencia dhe Atletico Madrid do të përballen për Superkupën e Spanjës në Arabinë Saudite. Sivjet kjo kupë do të jetë ndryshe, sepse nuk ka një finale me dy ndeshje, por një format me 4 ekipe, sikur të ishte një miniturne luksi.

Për fatin e saj të keq, Barcelona ka marrë një lajm të keq para ndeshjes së parë së këtij turneu. Titullari Marc-Andre Ter Stegen nuk do të jetë gati për lojë në takimin kundër Atletico Madrid-it. Portieri gjerman ka një dëmtim.

Barcelona-Atletico Madrid do të luhet më 9 janar. Të gjithë e presin me padurim këtë ndeshje. Ndërkohë, Real Madrid ka Valencian si rivale. Finalja e Superkupës së Spanjës mund të jetë ose një klasike spanjolle, ose një derbi madrilen. Sigurisht, nuk përjashtohet mundësia që atje të shohim edhe Valencian.

Të fundit