Flash News

KRYESORE

Risia e ceremonisë së Oscar, 4 çmime nuk do të transmetohen

Risia e ceremonisë së Oscar, 4 çmime nuk do të

Vitin  e kaluar, Akademia e Artit Figurativ dhe Shkencës njoftoi se do të shkurtonte transmetimin televiziv të çmimeve Oscar në 3 orë, në përpjekje për të realizuar një spektakël më të aksesueshëm për shikuesit në të gjithë botën.

Për këtë arsye, 4 çmime Oscar do të prezantohen gjatë pushimeve publicitare në ceremoninë e 91-të të akademisë.

Katër kategoritë janë kinematografia, editimi i filmit, aksioni i shkurtër live dhe grimi e stilimi.

Fjalimet e fituesve për këto kategori do të transmetohen më pas, ndërkohë që do të mund të shihen “live” përmes "oscar.com".

John Bailey, President i akademisë, njoftoi anëtarët me një email se modulet e shikimit të Academi Aëards po ndryshojnë shpejt në botën aktuale multimediale dhe shoë i Oscar-it duhet të evoluojë për të vazhduar me sukses misionin e promovimit të filmave për audiencën botërore.

Ai tha se do të ketë për çdo vit një rotacion të kategorive, çmimet e të cilave do të ndahen gjatë publicitetit.

Të fundit