Flash News

KRYESORE

Risia e Samsung, transmeton për herë të parë përmbajtje 8K përmes satelitit

Samsung, Spin Digital dhe SES kanë bashkuar forcat për të transmetuar për herë të parë përmbajtje 8K përmes satelitit. Kjo është bërë e mundur përmes ASTRA 28.2 gradë është prezantuar në eventin dy-ditor që është mbajtur në Luksemburg, ku Spin Digital ka ofruar ekspertizë për të koduar sinjale 8K me cilësi të lartë

Kjo risi nga Samsung vjen si dëshirë e konsumuesve, të cilët kërkojnë të kenë pamje ultra-HD, ashtu siç e thotë dhe Thomas Wrede, Zv/President i Teknologjive të Reja dhe Standarde në SES Video:

Publiku sot dëshiron eksperienca më të pasura videoje që mund të përmbushen më së miri nga përmbajtja ultra-HD, kështu që shumë nga klientët tanë të transmetimit dhe videove po transferojnë kanalet e tyre në definicion të lartë (HD) dhe Ultra HD. Do të kalojnë vite përpara se ekranet e sheshtë 8K ose videowallet të bëhen një pamje e zakonshme në dhomat tona të ndenjes. Sidoqoftë, ne po parashikojmë të ardhmen duke punuar me partnerët tanë të industrisë për të përmirësuar më tej përvojën e cilësisë së videos të konsumatorit dhe për të përcaktuar një standard transmetimi satelitor 8K.

E ndërsa John Adam, kreu i Zhvillimit të Biznesit dhe Çështjeve Industriale në Samsung Research UK është shprehur duke thënë se Samsung është i vendosur dhe i angazhuar për të zhvillimin e një tregu të ardhshëm televiziv 8K.

Samsung është i kënaqur që të bashkohet edhe një herë me SES-in në një tjetër demonstrim të teknologjisë pararojë në ditët e industrisë SES. Samsung është plotësisht i angazhuar në zhvillimin e një tregu të ardhshëm televiziv 8K dhe ky demonstrim i qëndrueshmërisë së platformës satelitore SES është një hap i rëndësishëm drejt këtij qëllimi.

Por çfarë është përmbajta 8K dhe çfarë ofron?

Përmbajtja 8K, me 7680x4320 piksels në 50 korniza, është koduar nga Spin Digital duke përdorur enkoderin e saj HEVC në një normë prej 70 Mbps për cilësinë e transmetimit, ndërsa transmetimi kryhet nga SES në një transponder të vetëm 33 MHz duke përdorur parametrat e transmetimit të DTH. Modeli 82” Samsung 8K Q950RB QLED merr këtë sinjal direkt dhe përdor parametrat e transmetimit DVB-S2 posaçërisht për këtë demo. Ky televizor Samsung përmban një dekodues video HEVC 50/60 fps, kompatibël me 8K, ndërfaqen më të fundit HDMI dhe është në gjendje të shfaqë përmbajtje në HDR. Televizori do të jetë së shpejti në dispozicion në të gjithë Evropën.

Transmetimi i përmbajtjes me cilësi 8K në formate të shumëfishta videoje bën thirrje për kodim eficent dhe teknologjinë e besueshme për këtë qëllim. Ndërsa teknologjia e kompresimit do të bëhet më efikase në vitet e ardhshme, produkti demo nënvizon faktin  se sateliti tashmë është i aftë të ofrojë shpejtësinë e nevojshme të transmetimit për shpërndarjen e sinjaleve 8K nëpër kontinente të ndryshme.

Të fundit