Flash News

KRYESORE

Risia për tifozët e Realit, tualet me ekran për të mos humbur asnjë moment të ndeshjes

Risia për tifozët e Realit, tualet me ekran për të mos

Ndodh shpesh që kur je duke ndjekur ndeshjen në stadium, të duhet të largohesh në tualet dhe atje përballesh me një rradhë të gjatë tifozësh që presin dhe kjo gjë mund të të bëjë të humbasësh një pjesë të rëndësishme të përballjes. Por Reali i Madridit ka gjetur një zgjidhje për këtë gjë.

Drejtuesit e klubit spanjoll kanë porositur disa WC moderne, ku mbi të është montuar edhe një monitor, ku  do të transmetohet takimi i cili po luhet në fushën e “Santiago Bernabeu”, në mënyrë që tifozi të mos humbasë asgjë nga ndeshja e ekipit të tij.

Këto tualete kushtojnë rreth 3.000 euro për copë dhe kanë një ekran të vogël televiziv të ngulitur në pjesën e sipërme që lehtëson monitorimin e ndeshjes nga tualeti.

Por nëse kampionët e Evropës do të vendosin për t’i instaluar, Reali i Madridit nuk do të ishte ekipi i parë që do t’i përdorte ato.

Banjot “VIP” në stadiumin e Leganes janë të pajisur prej kohësh me këtë teknologji, e cila shumë shpejt mund të përqafohet nga shumë klube të ndryshme europiane dhe jo vetëm.

https://youtu.be/gV0hUj48OSY

Të fundit